Bota

Harris apo Trump? Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së duke përhapur informacione “miqësore” ndaj vende tyre.

I.F
Harris apo Trump? Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të
Donald Trump dhe Kamala Harris

WASHINGTON- Rusia, Kina dhe Irani po rekrutojnë amerikanë për të bërë propagandë që synon të promovojë interesat e tyre në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Sipas Bloomberg, disa qytetarë amerikanë po ndihmojnë me vetëdije qeveritë e tjera të krijojnë, promovojnë dhe i japin informacion që u shërben interesave të aktorëve të huaj. Por ka edhe qytetarë të tjerë amerikan që u mashtruan për të ndihmuar agjentët e huaj.

Megjithëse zyrtarët e inteligjencës, të cilët u thanë gazetarëve në kushte anonimiteti, nuk përmendën emrat e kandidatëve presidencialë të SHBA, komentet e tyre e bënë të qartë se Kremlini dëshiron të ndihmojë kandidatin republikan për president, Donald Trump.

Nga ana e tij, regjimi i Teheranit po përpiqet të minojë kandidaturën e ish-presidentit amerikan. Siç raporton media amerikane, kryesisht agjentë rusë po përpiqen të krijojnë dhe përdorin rrjete të "personaliteteve" amerikane dhe perëndimore për të promovuar dhe përhapur "informacion miqësor ndaj Rusisë".

“Këta aktorë kërkojnë të mbështesin një kandidat presidencial përveç ndikimit në votim në Kongres, duke minuar besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe duke përkeqësuar ndarjen socio-politike”, tha agjencia e inteligjencës.

Përveç kësaj, agjencitë e inteligjencës amerikane zbuluan se qeveria e Moskës u përpoq të promovonte Trump në zgjedhjet e vitit 2016 dhe 2020. Lidhur me Iranin, një zyrtar amerikan pohoi se regjimi i Teheranit dëshiron të ndikojë në zgjedhje, siç bëri në vitin 2020, pasi presidentit i atëhershëm i SHBA-së e tërhoqi vendin e tij nga një marrëveshje ndërkombëtare bërthamore me Iranin duke vendosur sanksione të ashpra ndaj vendit.

Vihet re se Rusia, Irani dhe Kina e kanë mohuar kategorikisht ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane.

Përpjekja për vrasje kundër ish-presidentit Donald Trump dhe vendimi i presidentit demokrat të Shtëpisë së Bardhë Joe Biden për t'u tërhequr nga gara janë bërë 'ushqim' për komentet që synojnë të minojnë procesin zgjedhor. Megjithatë, ata nuk pranuan të komentojnë nëse dikush i lidhur me fushatat presidenciale të SHBA-së apo ndonjë kongresmen apo senator amerikan po e ndihmon me vetëdije Rusinë në operacionin e saj të manipulimit politik. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB