Bota

Hetohet mjeku që operoi Papa Françeskun

Gjatë turneve të tij në Spitalin Katolik Agostino Gemelli në Romë, Alfieri dyshohet se është deklaruar “i pranishëm” në disa operacione në të njëjtën kohë, duke firmosur dhe marrë tarifa shtesë, por nuk rezultonte i pranishëm.

f.t

Hetohet mjeku që operoi Papa Françeskun

ITALI- Kirurgu i Papa Françeskut është nën hetim. Mjeku Sergio Alfieri akuzohet për falsifikim të dokumentave publike dhe me akuzën e deklarimeve të rreme të veprimtarisë profesionale.

Kirurgu kishte firmosur regjistrimet e ndërhyrjeve kirurgjikale por në shumë raste nuk ishte ai që i operonte ata pacientë. Sipas burimeve pë mediat italiane gjatë turneve të tij në Spitalin Katolik Agostino Gemelli në Romë, Alfieri dyshohet se është deklaruar “i pranishëm” në disa operacione në të njëjtën kohë, duke firmosur dhe marrë tarifa shtesë, por nuk rezultonte i pranishëm.

Nga hetimet u zbulua gjithashtu se mjeku gjatë periudhës që ka marrë pjesë në konferenca dhe takime, firma e tij figuron gjithashtu në regjistrat e sallës së operacionit.

Hetimi është ndërmarrë nga Karabinierët dhe e gjithë çështja ka të bëjë me periudhën kohore nga korriku 2022 deri në këtë verë./ZËRI

Poll

MOS HUMB