Bota

Horror në Greqi/ E prangosën dhe i vunë flakën, shqiptari gjendet i djegur në sediljen e pasme të makinës

Sipas vlerësimeve fillestare nga autoritetet, ka të ngjarë që ky të jetë një shqiptar i zhdukur prej dy ditësh, por pa precedentë penalë.

zh.ll
Horror në Greqi/  E prangosën dhe i vunë flakën, shqiptari
foto ilustruese

GREQI- Një krim i rëndë u zbulua pasditen e kësaj të premteje në Greqi, ku u gjet kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e pasme të një automjeti, në Skourta të Viotias pranë Athinës. Sipas vlerësimeve fillestare nga autoritetet, ka të ngjarë që ky të jetë një shqiptar i zhdukur prej dy ditësh, por pa precedentë penalë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur prej të paktën 48 orësh ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Trupi u zbulua nga një gjahtar në një fushë dhe, kur iu afrua automjetit të djegur, pa të ndjerin të shtrirë në sediljet e pasme të makinës, me pranga.

Sipas informacioneve paraprake, makina kishte qenë e vjedhur nga një zonë e Atikës në Athinë dhe kishte targa të falsifikuara. Hetimet janë marrë nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar, njohur ndryshe si “FBI greke”.

Mediat greke raportojnë se viktima, i paidentifikuar ende, kishte tre ditë i vdekur në makinë dhe askush nuk e kishte vënë re. Mësohet se trupi i pa jetë i viktimës u pikas nga një gjuetar që ndodhej në zonë.

Një hetim i thelluar është në zhvillim, dhe autoritetet po përpiqen të zbardhin arsyet e vrasjes dhe lidhjen e mundshme me grupe kriminale të organizuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB