Bota

Horror në Serbi/ Burrë e grua vrasin fëmijët, më pas hidhen nga pallati

Të dy u hodhën nga kati i 17 i një pallati dhe u gjetën disa orë më vonë në rrugë të kapur ende dorë për dorë.

k.m.
Horror në Serbi/ Burrë e grua vrasin fëmijët, më pas
Foto ilustruese

SERBI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Novi Sad të Serbisë, ku një çift kanë vrarë fëmijët e tyre dhe më pas janë hedhur nga pallati ku banonin. Sipas mediave vendase, mbrëmjen e djeshme u raportua vetëvrasja e çiftit, njëri 25 dhe tjetri 23 vjeç. Të dy u hodhën nga kati i 17 i një pallati dhe u gjetën disa orë më vonë në rrugë të kapur ende dorë për dorë.

Por ajo që u duk si fundi i një dashurie, fsheh diçka edhe më të rëndë. Në banesën e tyre janë gjetur trupat e një djali dhe një vajze të moshës 1 dhe 3 vjeç, që dyshohet se janë fëmijët e çiftit të vetëvrarë. Aktualisht dyshohet se çifti ka vrarë fëmijët e më pas janë vetëvrarë.

"Dyshohet se kanë vrarë fëmijët në banesën e tyre me qira, më pas kanë shkuar në një adresë krejt tjetër për t'i dhënë fund edhe jetës së tyre. Ata nuk po i identifikonim dot, pasi nuk kishin dokumente me vete. Ata janë identifikuar sot dhe kur policia ka shkuar në adresën e banesës së tyre, ka gjetur trupat e dy fëmijëve,"-thotë një burim nga Policia. 

Por ende nuk dihet shkaku i aktit makabër të vrasjes së fëmijëve të tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB