
SHBA- Publicistja Casey McIntyre ka “njoftuar” vdekjen e saj në Instagram. Ajo humbi jetën pas një beteje të gjatë me kancerin e vezores. Ajo ishte nënë e një vajza të mitur.
Dy ditë pas vdekjes së saj ndjekësit u përballen me një shkrim prekës, që sipas bashkëshortit të McIntyre, ishte një mesazh ngushëllimi që publicistja donte t’ia jepte njerëzve të dashur dhe atyre që e ndiqnin. Postimi ishte shkruar nga bashkëshorti i saj Andrew Gregory.
“Një shënim për miqtë e mi: nëse po e lexoni këtë, do të thotë se kam vdekur. Më vjen shumë keq. Shkak ishte një përsëritje e kancerit të diagnostikuar më parë në fazën e katërt. E kam dashur secilin prej jush me gjithë zemër dhe ju premtoj, e dija se sa thellë isha i dashuruar. Pesë muajt në bujtinë që kalova me familjen dhe miqtë në Virxhinia, Rhode Island dhe Nju Jork ishin magjike”, thuhet në shkrim.
Ajo dhe Gregory u martuan në vitin 2015. Një vit më parë, falë fertilizimit in vitro, ata sollën në jetë një vajzë, që e pagëzuan me emrin Grace./Zëri.ai