Bota

Humbja spektakolare e Sunak në zgjedhjet lokale, edhe Suella Braverman i del kundër

Humbja e thellë në zgjedhjet lokale të kësaj jave duket se ka acaruar shumë deputetët konservatorë.

k.m.
Humbja spektakolare e Sunak në zgjedhjet lokale, edhe Suella Braverman i
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Pas 14 vitesh qeverisje konservatore, votuesit britanikë duken “të uritur” për ndryshim. Ose të paktën kështu shkruan “New York Times” fill pas zgjedhjeve lokale në Mbretërinë e Bashkuar. Mesa duket, kryeministri Rishi Sunak duket se nuk ka mundur t'i bindë votuesit. Susan Hall, kandidatja konservatore për Londrën, humbi me vetëm 32.7% të votave ndaj Sadiq Khan që grumbulloi 43.9% të votave.

Humbja e thellë në zgjedhjet lokale të kësaj jave duket se ka acaruar shumë deputetët konservatorë, por mbi të gjitha, një nga bashkëpunëtoret më të afërta të kryeministrit Sunak, Suella Braverman. Kjo e fundit, deklaroi këtë të dielë në një intervistë për "BBC" tha se është penduar që ka mbështetur Sunak për t'u bërë kryeministër, e tani i kërkon që të reflektojë.

“Për të qenë e sinqetë pendohem që mbështeta Rishi Sunak për të qenë kryeministër i vendit tonë. Por unë e mbështeta atë pasi ai më dha garanci se do të vepronte mbi emigracionin e paligjshëm në vendin tonë, ai më siguroi se do të bënte diçka në lidhje me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ai më premtoi se do të punonte kundër përhapjes së ideologjisë transgjinore në shkollat tona. Ai nuk bëri asgjë nga këto që premtoi dhe unë dua që partia jonë të fitojë. Dua që ti mundim laburistët dhe duhet të luftojmë. Shikoni humbjen e më shumë se 400 këshilltarëve në zgjedhjet lokale. Për ta rregulluar të gjithën këtë ne duhet të jemi të sinqertë me veten dhe të pranojmë pike se pari se kemi një problem,”- tha Suella Braverman, ish sekretarja e Brendshme britanike.

Teksa u pyet përgjatë intervistës nëse kishte qenë pjesë e një komploti për të rrëzuar Rishi Sunak nëpërmjet një mocioni votëbesimi, Suella Braverman zgjodhi ta shmangte pyetjen duke thënë se shumë deputetë konservator ishin të zemëruar me kryeministrin e vendit. Por ka edhe nga ata që janë ende në krah të Sunak. Sekretari i Brendshëm, James Cleverley i tha "Sunday Telegraph" se ai ka besim se votuesit të cilët janë "larguar" nga konservatorët do të kthehen në kohë për t'i mbështetur sërish për zgjedhjet e përgjithshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB