Bota

Sulmi iranian kundër Izraelit/ Rama: Kërcënim për të destabilizuar rajonin

Sipas Ramës, sulmi i Iranit përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme.

E.K
Sulmi iranian kundër Izraelit/ Rama: Kërcënim për të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dënuar këtë të dielë sulmin e një nate më parë të Iranit kundër Izraelit dhe ka deklaruar se vendi ynë qëndron krah popullit izraelit. Sipas Ramës, sulmi i Iranit përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme.

Edi Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi./ZËRI

Poll

MOS HUMB