Bota

Sulmi kibernetik në spitalet e Londrës, anulohen operacionet dhe trajtimet

Disa procedura dhe operacione janë anuluar ose ridrejtuar te ofruesit e tjerë të NHS pasi stafi i spitalit vazhdon të vlerësojë se cilat operacione mund të kryhen në mënyrë të sigurt.

E.K
Sulmi kibernetik në spitalet e Londrës, anulohen operacionet dhe
Foto ilustruese

Spitalet kryesore të Sistemit Kombëtar të Shëndetit Britanik (NHS) janë vënë në shënjestër të një sulmi kibernetik, si pasojë e të cilit shërbimet e tyre janë mbyllur, sipas mediave britanike. Ndër funksionet që janë prekur janë ato që lidhen me analizat e gjakut dhe transfuzionet. Spitali i King's College, Guy's dhe St Thomas', përfshirë Spitalin e Fëmijëve Royal Brompton dhe Evelina London dhe shërbimet e kujdesit parësor janë në mesin e të prekurve, sipas BBC.

Spitalet thanë se incidenti kishte një "ndikim të rëndësishëm" në ofrimin e shërbimeve, me transfuzionet e gjakut të prekur veçanërisht. Disa procedura dhe operacione janë anuluar ose ridrejtuar te ofruesit e tjerë të NHS pasi stafi i spitalit vazhdon të vlerësojë se cilat operacione mund të kryhen në mënyrë të sigurt./ZËRI

Poll

MOS HUMB