Bota

Tërmeti më i fortë i 40 viteve të fundit, ‘shkundet’ Napoli, qytetarët e kalojnë natën jashtë

Shkollat sot do të jenë të mbyllura, si pjesë e një mase paraprake sigurie, edhe pse nuk raportohen dëme

E.K
Tërmeti më i fortë i 40 viteve të fundit,
Qytetaret ne rruge

ITALI- Shumë qytetarë të Pozzuolit në Napoli të Italisë e kaluan jashtë mbrëmjen e djeshme, si pasojë e frikës nga lëkundjet e tërmetit, që tronditën vendin. Shumë prej tyre qëndruan në makinat e parkuara pranë ndërtesave, ose në tendat që u ngritën nga Mbrojtja Civile në zonën e portit dhe në zonën buzë detit të Pertinit.

Në agim dhe për shkak të një rënie të papritur të temperaturës, shumë prej tyre, duke sfiduar frikën, vendosën të kthehen në shtëpi. Momente tensioni ka pasur edhe gjatë natës. Ka pasur nga ata që janë ankuar për mungesën e tualeteve të lëvizshme, të cilat kanë mbërritur vetëm sot në zonë.

Tërmeti më i fortë i 40 viteve të fundit,
Termet ne Napoli

Nga ora 19:51 e mbrëmjes së djeshme, deri në orën 12:31 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 150 tërmete në zonën e Campi Flegrei, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 4.4, brenda Solfatara.

Kjo është goditja më intensive e dyzet viteve të fundit. Rekordi i mëparshëm daton nga tërmeti i 27 shtatorit, atëherë magnituda e regjistruar ishte 4.2.

Tërmeti më i fortë i 40 viteve të fundit,
Njerezit qe qendrojne ne rruge

Shkollat ​​u mbyllën të martën në Pozzuoli, Bacoli, Qualiano, Calvizzano dhe në dy komuna të Napolit. ridhjetë e pesë shtëpi, në tre ndërtesa të ndryshme, u evakuuan si masë paraprake pas serisë së lëkundjeve të tërmetit. Këtë e bën të ditur prefektura e Napolit. Përsa i përket rrugëve dhe nën-shërbimeve nuk janë raportuar probleme të veçanta dhe as shëndetësore./ZËRI 

Poll

MOS HUMB