Bota

Atentati ndaj ligjvënësve në Minesota, arrestohet pas shumë orë kërkimesh autori

Sipas autoriteteve, Boelter, i maskuar si oficer policie, sulmoi çiftin në shtëpinë e tyre. Disa minuta më vonë, ai shkoi me makinë në Champlin,ku qëlloi senatorin e shtetit John Hoffman dhe gruan e tij, Yvette. Të dy mbijetuan!

k.m.
Atentati ndaj ligjvënësve në Minesota, arrestohet pas shumë
Vance Boelter

SHBA- Policia e Minesotës konfirmoi arrestimin e 57-vjeçarit Vance Boelter, i dyshuari kryesor për sulmin e armatosur ndaj çiftit Melissa dhe John Hortman. 55-vjeçarja ishte përfaqësuesja e Shtetit, ndërsa bashkëshorti i saj ishte senator. Arrestimi u bë të dielën në mbrëmje pas një operacioni kërkimi që përfshinte më shumë se 100 oficerë, përfshirë edhe njësitë speciale "SWAT".

Boelter u arrestua në Minesota , megjithëse autoritetet nuk e kanë specifikuar vendndodhjen e saktë. Sipas autoriteteve, Boelter, i maskuar si oficer policie, sulmoi çiftin në shtëpinë e tyre. Disa minuta më vonë, ai shkoi me makinë në Champlin,ku qëlloi senatorin e shtetit John Hoffman dhe gruan e tij, Yvette. Të dy mbijetuan!

Automjeti që Boelter dyshohet se e përdori për të kryer sulmet u gjet të dielën në mëngjes pranë shtëpisë së tij në Green Isle, një zonë bujqësore rreth një orë në perëndim të Minneapolis. Makina ishte modifikuar që të dukej si një makinë policie dhe brenda saj u gjetën armë, një kapelë kauboji, fletëpalosje të lëvizjes “Pa Mbretër” dhe një fletore me rreth 70 emra, duke përfshirë ligjvënës shtetërorë dhe federalë, aktivistë dhe mjekë që kishin dalë hapur pro abortit. 

Edhe pse dokumenti fillimisht u përshkrua si një "manifest", shefi i Policisë së Shtetit, Dreë Evans, sqaroi se ishin më shumë si "shënime me mendime të përziera" dhe emra të figurave publike. 

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje rreth një motivi. Pak para sulmeve, Boelter u dërgoi një mesazh miqve në orën 6 të mëngjesit të shtunën duke iu shkruar: Do të iki për një kohë. Mund të vdes së shpejti, kështu që doja t’ju ​​njoftoja se ju dua. Më vjen keq për të gjithë këtë telash që do iu shkaktoj!

Belter akuzohet për dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe dy akuza për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë./ZËRI

Poll

MOS HUMB