Bota

Përdhunimi në grup i 13-vjeçares në sy të të dashurit, Salvini: Kastrim kimik për 7 autorët

Kastrimi kimik është një trajtim nëpërmjet barnave në një person që vuan nga pedofilia dhe që është përdorur që nga viti 1944 për të ulur nivelin e testosteronit te burrat

E.K
Përdhunimi në grup i 13-vjeçares në sy të të
Matteo Salvini

ITALI- Përdhunimi i një të miture, 13-vjeçare, në një tualet publik në Itali ka shkaktuar një furtunë reagimesh. Akti i rëndë u krye nga një grup të rinjsh, emigrantë të paligjshëm nga Egjipti. 7 të rinjtë i përkisnin moshave nga 15 deri në 19 vjeç, ndërkohë që e përdhunuan 13-vjeçaren para syve të të dashurit 17-vjeçar në parkun Villa Bellini në Catania të Siçilisë pasditen e 30 janarit.

Pas zbulimit të makthit që përjetoi 13-vjeçarja, zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, bëri thirrje për tredhje kimike të autorëve. Sipas Salvinit kjo ishte e vetmja kurë që duhet të përdorej.

“Vajza u përdhunua nga një grup prej shtatë egjiptianësh. Një kurë mund të ekzistojë: kastrimi kimik”, tha Salvini.

Mjekët tregojnë se kastrimi kryhet më anë të një injeksioni me ilaçe të ndryshme, që në mënyrë efektive nuk mund të kryesh marrëdhënie seksuale.

Pra Kastrimi kimik është një trajtim nëpërmjet barnave në një person që vuan nga pedofilia dhe që është përdorur që nga viti 1944 për të ulur nivelin e testosteronit te burrat, duke parë si hormonin që shkakton nxitjen e seksit. Kjo metodë kryehet qoftë përmes marrjeve të pilulave, qoftë përmes injeksioneve.

Siç njoftoi zëvendëskryeministri i Italisë, partia e tij së shpejti do të paraqesë propozimin e saj për këtë çështje me deputeten Annalisa Tardino duke shtuar se “ne këmbëngulim që tredhja kimike është e nevojshme për përdhunuesit dhe pedofilët, dënimet e përjetshme për incidente të ngjashme dhe siguria më e madhe në qytetet tona”.

Duke përshkruar atë që ka kaluar nga duart e shtatë autorëve, 13-vjeçarja thaDy prej tyre më kapën mua dhe të tjerë të dashurin tim. Dhe na çuan në tualet. Ishte një makth, aty nuk kishte njeri në atë moment.

13-vjeçarja tha se po përpiqej të arratisej së bashku me të dashurin e saj, por nuk ia dolën dot pasi ishin shtatë dhe ishin vetëm dy.

“Dy prej tyre më përdhunuan, ndërsa të tjerët shikonin dhe e detyruan të dashurin tim të shikonte. Ai bërtiste dhe ishte i dëshpëruar. I thashë: Të lutem, të lutem, mos më lëndo, më lër të shkoj.” Përdhunimi ka vazhduar për 30 minuta derisa çifti ka mundur të çlirohet dhe të arratiset. Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arritur të kapë bandën prej shtatë personash brenda 24 orëve.

Viktima ka identifikuar dy të miturit si autorë të dyshuar të përdhunimit, njoftoi dje policia.

Njëri prej tyre mësohet se ishte njëri prej përdhunuesve, ndërsa tjetri ishte një nga djemtë që vëzhgonte dhe frenonte të dashurin e vajzës. Tek një prej tre të miturve u gjet material gjenetik./ZËRI 

Poll

MOS HUMB