Bota

Sulmi në shkollë në Suedi, shkon në 10 numri i viktimave, autori qëllon veten

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por autori nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë.

I.F
Sulmi në shkollë në Suedi, shkon në 10 numri i viktimave,
Pamje nga vendngjarja

SUEDI- Të paktën 10 persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi me armë zjarri në një shkollë në Orebo, Suedi. Ngjarja tragjike ndodhi në qytetin Orebro në Suedi rreth orësë 13.00 në një qendër arsimore për të rinjtë. Fillimisht, autoritetet suedeze njoftuan se 5 persona mbetën të plagosur, por disa orë pas sulmit, u raportua për 10 të vdekur. Mes viktimave është dhe vetë autori, që qëlloi veten me armë pas sulmit. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por autori nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Sulmi në shkollë në Suedi, shkon në 10 numri i viktimave,

Sulmi në shkollë në Suedi, shkon në 10 numri i viktimave,

Qendrat arsimore për të rinjtë janë institucione që frekuentohen kryesisht nga persona që nuk kanë mbaruar ende shkollën fillore apo të mesme. Policia i mbajti të mbyllur disa orë nxënësit e shkollave aty pranë “për qëllime sigurie” për shkak se dyshonin se sulmuesi mund të kishte bashkëpunëtorë në krim. Ndërsa, sipas mediave ndërkombëtare situata në qytetin Orebro, ku jetojnëv155 mijë banorë, është përkeqësuar shumë gjatë tri viteve të fundit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB