Bota

Sulmi terrorist me 11 viktima në Pragë/ Von der Leyen: Jam e tronditur

Përmes një postimi në rrjetet sociale Von der Leyen shkruan se është e tronditur dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave.

E.K
Sulmi terrorist me 11 viktima në Pragë/ Von der Leyen: Jam e tronditur
Ursula Von der Leyen

PRAGË- Kryeqyteti çek u trondit këtë të enjte nga një sulm terrorist ku mbetën të vrarë të paktën 11 persona dhe u plagosën 30 të tjerë. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen. Përmes një postimi në rrjetet sociale Von der Leyen shkruan se është e tronditur dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave.

Ursula Von der Leyen: Jam tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që mori disa jetë njerëzish sot në Pragë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe vajtojmë me ju.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditën e kësaj të enjteje. Autori, i cili mbante në duar një sniper, qëlloi mbi studentët e Universitetit të Pragës duke lënë të vrarë 11 prej tyre dhe duke plagosur të paktën 30 të tjerë. Raportohet se autori pas sulmit është vetëvrarë. Vijojnë hetimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB