
TURQI- Policia turke ka arrestuar 147 ekstremistë të dyshuar të Shtetit Islamik (IS) në operacionet e kryera në 30 qytete dhe provinca, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.
Yerlikaya tha më 26 mars se edhe 40 të dyshuar të tjerë të IS-it u arrestuan të dielën. Arrestimet vijnë në kohën kur disa ditë më parë ISIS-i mori përgjegjësinë për një sulm në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë.
Turqia së fundi ka shpeshtuar operacionet kundër anëtarëve të dyshuar të ISIS-it. Ky shtet në të kaluarën është përballur me disa sulme vdekjeprurëse terroriste, të lidhura me grupin ekstremist.Ekstremistët e ISIS-it fajësohen në Turqi për një sërë sulmesh terroriste, duke përfshirë një bombë të vitit 2015 në një tubim paqeje në stacionin e trenit të kryeqytetit Ankara, që mori 103 jetë dhe plagosi më shumë se 500./ZËRI