Bota

Sulmi terrorist në Banjskë/ Britania dërgon trupa shtesë në KFOR

Sipas tij Britania kërkon qetësi dhe te de-përshkallëzim të situatës nga të gjitha anët.

E.K
Sulmi terrorist në Banjskë/ Britania dërgon trupa shtesë
Leo Docherty

BRITANI- Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka njoftuar se ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë britanike në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë në rast se kërkohet mbështetje.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes Leo Docherty, i cili përmes një postimi në “X” është shprehur se kjo tregon përkushtimin e Britanisë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij Britania kërkon qetësi dhe te de-përshkallëzim të situatës nga të gjitha anët.

“Të kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut", shkruan ai.

Po ashtu NATO ka deklaruar se ka përforcuar forcat e saj në Kosovë, në rast të çdo ndërhyrjeje të nevojshme. Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, kanë dënuar sulmin terrorist në veri të Kosvës ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy kolegët e tij.

Poll

MOS HUMB