Bota

'Idioti që belbëzoi në Oscar', GAFA e Trump, ngatërron Jimmy Kimmel me Al Pacino

Trump ishte i shpejtë për t'iu përgjigjur Kimmel me postime në mediat sociale, por në përpjekje për ta bërë këtë, ai ngatërroi drejtuesin e Oscars me legjendën e aktrimit Al Pacino në një reagim të mbushur me gabime.

E.K
'Idioti që belbëzoi në Oscar', GAFA e Trump,
Donald Trump

SHBA- Donald Trump po kritikohet nga ndjekësit pasi ngatërroi prezantuesin Jimmy Kimmel me Al Pacinon. Në fillim të kësaj jave në "Jimmy Kimmel Live", drejtuesi i talk show-t kritikoi ish-presidentin amerikan duke përshkruar me shaka paratë që dyshohet se i janë paguar yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels si një "shpenzim legjitim". Trump ishte i shpejtë për t'iu përgjigjur Kimmel me postime në mediat sociale, por në përpjekje për ta bërë këtë, ai ngatërroi drejtuesin e Oscars me legjendën e aktrimit Al Pacino në një reagim të mbushur me gabime.

"Budalla Jimmy Kimmel, i cili ende nuk është rikuperuar nga performanca e tij e tmerrshme dhe rënia masive e vlerësimit si drejtues i Çmimeve të Akademisë, veçanërisht kur zbuloi se vuan nga TDS, i njohur zakonisht si Sindroma e Çrregullimit të Trump në të gjithë botën duke lexuar të VËRTETËN më tregoi se sa punë të keqe bëri atë natë, pak para se të shpallte çmimin më të madh nga të gjithë, 'Filmi i Vitit'”, shkroi Trump në Truth Social.

Dhe vazhdoi: “Ai harroi të thoshte frazën e famshme dhe të detyrueshme, “dhe fituesi është”. Në vend të kësaj, ai belbëzoi ndërsa hapi zarfin. Ai lindi për të hyrë në Historinë e Televizionit si prezantuesi më i keq i Çmimeve të Akademisë.

Ndërsa Kimmel priti çmimin e 96-të të Academy Awards, nuk ishte ai që shpalli çmimin për filmin më të mirë. Ky rol iu dha fituesit të Oskarit Al Pacino. Aktori shpalli “Openheimer” të Christopher Nolan si fitues në një mënyrë disi të panatyrshme, por më vonë shpjegoi se pasiguria e tij ishte shkaktuar nga një ndryshim në formatin e shfaqjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB