Bota

Incident në veri të Kosovës, digjet makina e nënkryetares së komunës së Leposaviqit

Policia e Kosovës po heton nëse djegia e makinës ka qenë e qëllimshme

E.K
Incident në veri të Kosovës, digjet makina e nënkryetares
Foto ilustruese

KOSOVË- Makina e nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar, në një atë që mund të konsiderohet një tjetër incident në veri të Kosovës.

Makina ka qenë e parkuar kur është përfshirë nga flakët, teksa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Si pasojë e zjarrit makina është shkatërruar plotësisht, ndërkohë që policia e Kosovës po mbledh prova e dëshmi për të parë nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkaq, nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Poll

MOS HUMB