
ITALI- Një operacion kundër Camorras është zhvilluar në bashkinë e Caivanos në Itali, ku 18 persona u vunë në pranga pas hetimeve të karabinierëve, në të cilin kanë qenë të përfshirë dhe zyrtarë të pushtetit lokal.
Personat e arrestuar kanë qenë pjesë e një hetimi për infiltrimin e krimit të organizuar në pushtetin lokal, veçanërisht në menaxhimin e kontratave të punëve publike.
Organizata kriminale arriti të merrte informacione konfidenciale nga administratorët publikë në lidhje me dhënien e kontratave dhe fituesve të tyre.
Sipas rezultateve të hetimit, në më shumë se një rast, punonjësit publikë vepruan si ndërmjetës midis sipërmarrësve dhe Camorra-s. Nga njëra anë sipërmarrësit fituan kontrata dhe tendera publikë, dhe në anën tjetër ata u detyruan që të paguanin një sasi parash në drejtim të anëtarëve të Camorras.
Mes të dyshuarve në këtë rrjet është edhe Angelino Antonio, i konsideruar si kreu i grupit kriminal të tipit Camorra që vepron në Caivano. /Zëri.ai