Bota

Iran/Vdes Armita, 16-vjeçarja që u rrah në metro sepse kishte hequr shaminë

16-vjeçarja Armita Geravand ka ndërruar jetë, pasi përfundoi në koma 28 ditë më parë, pasi u rrah për vdekje nga një roje e Policisë së Mbikëqyrjes Morale në metronë e Teheranit, pas një debati për mosmbajtjen e shamisë.

B.S

Iran/Vdes Armita, 16-vjeçarja që u rrah në metro sepse kishte

IRAN-Një javë më parë doli lajmi për shtrimin e të resë në repartin e terapisë intensive në spitalin Fajr në Teheran në gjendje kome të pakthyeshme. Ajo ishte ndaluar dhe qëlluar nga një roje e policisë morale një muaj më pare.

Një tjetër Mahsa Amini në Iran. 16-vjeçarja Armita Geravand ka ndërruar jetë, pasi përfundoi në koma 28 ditë më parë, pasi u rrah për vdekje nga një roje e Policisë së Mbikëqyrjes Morale në metronë e Teheranit, pas një debati për mosmbajtjen e shamisë. Lajmi për vdekjen u përhap nga mediat shtetërore. Rreth një javë më parë doli lajmi se ajo ishte e shtruar në terapi intensive në spitalin Fajr në kryeqytet dhe ishte në gjendje kome të pakthyeshme. Dhe punonjësit e shëndetësisë nuk u kishin dhënë shpresë familjarëve.

Lajmi nga Irani për vdekjen e Armita Geravand është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. E reja ishte në koma për javë të tëra në Teheran.

  Nëna dhe babai i 16-vjeçares dolën para kamerave duke pretenduar se rënia e presionit të gjakut, rënia apo ndoshta të dyja kanë ndikuar në sëmundjen që çoi në vdekjen e vajzës së tyre. Aktivistët iranianë nga jashtë thanë se Geravand mund të jetë shtyrë ose sulmuar sepse ajo nuk kishte veshur hixhab.

  Zyrtarisht, mbetet misteri rreth aksidentit në metronë e Teheranit. Ndërkohë sapo ka kaluar përvjetori i parë i vdekjes së Mahsa Amini dhe protestave mbarëkombëtare që vdekja e saj ndezi në të gjithë vendin.

Por çfarë ndodhi me Armitën? Mbetet mister ajo që ndodhi në pak sekonda pasi Armita Geravand hipi në tren më 1 tetor. Ndërsa një shoqe i tha televizionit shtetëror iranian se 16-vjeçarja kishte goditur kokën në platformën e stacionit, ndërsa video pa audio brenda metrosë tregon diçka krejtësisht tjetër: trupi i i Armitës hiqet nga karroca dhe vendoset në dok.

Prandaj, një hetim i pavarur u kërkua nga misioni faktmbledhës i Kombeve të Bashkuara për Iranin, duke përmendur përdorimin e presionit nga teokracia mbi familjet e viktimave dhe rolin e televizionit shtetëror në transmetimin e qindra rrëfimeve të detyruara.

Poll

MOS HUMB