Bota

Irani "lan hesapet" me Izraelin: Morëm hak! E mbyllim këtu, SHBA të qëndrojë larg

Po ashtu, sqaruan se e gjitha është kundërpërgjigje e sulmit të 1 prillit të Izraelit ndaj ambasadës në Damask, Siri.

k.m.
Irani "lan hesapet" me Izraelin: Morëm hak! E mbyllim këtu,
Ali Khamenei dhe Benjamin Netanyahu

IRAN- Misioni i Iranit në Organizatën e Kombëve të Bashkuara ka bërë me dije se sulmi me drona u krye në bazë të fuqisë së nenit 51 të Kartës së OKB-së. Po ashtu, sqaruan se e gjitha është kundërpërgjigje e sulmit të 1 prillit të Izraelit ndaj ambasadës në Damask, Siri. Por me kaq duan që të mbyllin "punë".

"Me sulmin e sotëm çështja mund të konsiderohet e përfunduar,”- thotë Irani.

REAGIMI I PLOTË:

Sulmi i kryer në fuqinë e nenit 51 të Kartës së OKB-së në lidhje me mbrojtjen legjitime, veprimi ushtarak i Iranit ishte në përgjigje të agresionit të regjimit kundër objekteve tona diplomatike në Damask. Çështja mund të konsiderohet e përfunduar. Megjithatë, nëse regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt mes Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cilim SHBA DUHET TË QËNDROJË LARG!/ZËRI

Poll

MOS HUMB