Bota

Irani sulmoi Izraelin/ Begaj: Rrezikohet paqja në Lindjen e Mesme

E.K
Irani sulmoi Izraelin/ Begaj: Rrezikohet paqja në Lindjen e Mesme
Bahram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Bregaj ka dënuar këtë të dielë sulmin e një nate më parë nga Irani kundër Izraelit. Përmes një reagimi Kreu i Shtetit, shprehet se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë.

Bajram Begaj: Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB