Bota

Irani sulmon Izraelin, Shtëpia e Bardhë: Biden po ndjek gjithçka

Lajmin e ka zyrtarizuar edhe një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. Po ashtu, i njëjti person, pretendon se presidenti Joe Biden përditësohet rregullisht për situatën.

k.m.
Irani sulmon Izraelin, Shtëpia e Bardhë: Biden po ndjek
Joe Biden

SHBA- Shtëpia e Bardhë bëri njoftimin e saj të parë menjëherë pasi u konfirmua se Irani kishte nisur një sulm me dron ndaj Izraelit. Lajmin e ka zyrtarizuar edhe një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. Po ashtu, i njëjti person, pretendon se presidenti Joe Biden përditësohet rregullisht për situatën. Për shkak të emërgjencës, anuloi një takim që kishte planifikuar në Delawere, duke ndryshuar kurs për në Uashtingon. Vetëm pak ditë më parë, Biden, paralajmëroi Iranin që të mos sulmonte duke përdorur vetëm një fjali: Mos!

Por paralajmërimi i tij, nuk u mor aspak parasysh. Mbrëmjen e sotme, Irani ka nisur rreth 50 drona drejt Izraelit që pritet të arrijnë brenda disa orësh. Për shkak të klimës së tensionuar mes dy vendeve, Izraeli është në proces të mbylljes së hapësirës ajrore, gjë që e kanë bërë edhe Irani edhe Jordania. Edhe pse vetë kanë sulmuar, edhe Irani e ka mbyllur gjithashtu hapësirën e tij ajrore./ZËRI

Poll

MOS HUMB