Bota

Ishin ndarë në Gusht, zhduket çifti i të rinjve pasi darkuan së bashku

Djali duket se nuk e ka kaluar lehtë ndarjen nga ish-e dashura e tij

E.K
Ishin ndarë në Gusht, zhduket çifti i të rinjve pasi
Cifti i zhdukur

ITALI- Dy të rinj janë zhdukur që nga e shtuna në Venecia. Deri tani policia nuk ka asnjë gjurmë nga Giulia Cecchettin nga Vigonovo (Venecia) dhe Filippo Turetta nga Torreglia (Padova).

Dy ish-të dashurit, të dy 22-vjeç, janë zhdukur që nga e shtuna dhe pavarësisht kërkimeve dhe apeleve të pandërprera në rrjetet sociale nga miqtë, ende asgjë. Dy të rinjtë, të cilët u ndanë në gusht, nuk i ndërprenë asnjëherë kontaktet me njëri tjetrin, duke pasur një marrëdhënie të mirë.

Të shtunën ata dolën së bashku

Pikërisht ditën e zhdukjes të dy dolën bashkë, Giulia hipi në Fiat Punto të zezë të Turetta rreth orës 18. Ata u panë për herë të fundit të ulur në tavolinat e McDonald's brenda qendrës tregtare Nave De Vero në Marghera gjatë mbrëmjes. "Prindërit e Filippos më thanë se në ditët e fundit djali mezi po hante, ai ishte shumë i zhytur në probleme", është shprehur babai i Giulias për mediat italiane.

"Unë nuk mendoj se ai e kishte kapërdirë ndarjen nga vajza ime, kam frikë se kjo mund të ketë të bëjë me zhdukjen e tyre dhe kjo është ajo që më frikëson më shumë", ka vijuar babai. 

Kontaktet e fundit

Telefoni i Turetta-s e gjeti të riun pranë Fossò rreth orës 23:30 të së shtunës. Ndërkohë që prej orës 22:43 nuk ka asnjë lajm për vajzën, ora e mesazhit të fundit dërguar motrës së saj. “Kemi shkëmbyer mesazhe gjatë gjithë mbrëmjes, ka qenë e qetë si gjithmonë – tha motra e saj Elena për Corriere – po flisnim për rroba, pas orës 22:43 ajo nuk përgjigjej më në telefon dhe që atëherë nuk ka asnjë lajm prej saj”. Nuk përjashtohet edhe largimi vullnetar.  

Kërkimet

Apele të panumërta sociale, me foton e të dyve, duke kërkuar ndihmë nga kushdo që i kishte parë. Edhe guvernatori i Venetos, Luca Zaia, ndau një thirrje të përzemërt në profilin e tij në Facebook, por deri më tani asnjë rezultat. Ndërkohë, plani për personat e zhdukur është aktivizuar dhe kërkimet nga karabinierët po përqendrohen jo vetëm në provincën e Venecias, por edhe në të gjithë verilindjen. Policia po heton për të rikonstruktuar saktësisht lëvizjet e dy 22-vjeçarëve, edhe nëpërmjet pamjeve të video survejimit.

Poll

MOS HUMB