Bota

Ishte me pushime në Korfuz, humb jetën 44-vjeçari serb! 5 pako me drogë iu gjetën në stomak

Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore befasuan, pasi treguan se viktimës i janë gjetur në stomak 5 pako plastike me një lëndë narkotike.

f.t
Ishte me pushime në Korfuz, humb jetën 44-vjeçari serb! 5 pako
FOTO ILUSTRUESE

GREQI- Një 44-vjeçar, i cili ndodhej me pushime në jug të Korfuzit u gjet i pajetë në shtëpinë ku po qëndronte. Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore befasuan, pasi treguan se viktimës i janë gjetur në stomak 5 pako plastike me një lëndë narkotike në pluhur, me ngjyrë të bardhë, ndoshta kokainë dhe me peshë 83 gram.

Sipas mjekëve, paketimet plastike nuk ishin plotësisht hermetike kur ai i gëlltiti, me rezultat që pas gëlltitjes ato të fryheshin dhe të çonin në ileus dhe thithjen e lëngut gastrointestinal në mushkëri, raporton Kathimerini. Mjeku ka njoftuar menjëherë organet e policisë, të cilat kanë konfiskuar pesë pakot. Rastin po e heton Prokuroria për Narkotikë./ZËRI

Poll

MOS HUMB