Bota

ISIS mori përgjegjësinë për masakrën në Moskë/ Rusia s'bindet, ja hedh sytë SHBA-së: Mendojeni përsëri

Dega afgane e grupit militant, ISIS-K, mori përgjegjësinë për sulmin që vrau të paktën 137 persona. Zyrtarët e Uashingtonit konfirmuan pretendimin jo shumë kohë më vonë, dhe gjithashtu kanë thënë se Ukraina nuk kishte asnjë përgjegjësi.

a.l
ISIS mori përgjegjësinë për masakrën në
Një nga terroristët, momenti i arrestimit

RUSI- Rusia ka ngritur pikëpyetje sa i takon masakrës me 137 persona të vrarë në Moskë. Më herët në një deklaratë për shtyp Shtetet e Bashkuara u shprehën të bindur se pas sulmit në koncert qëndron Shteti Islamik. Mirëpo zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova në një artikull për gazetën ruse "Komsomolskaya Pravda" i drejtoi një pyetje Shteteve të Bashkuara duke ngritur dyshime se mund të kenë dhe ata gisht në këtë ngjarje.

 "A jeni i sigurt se është ISIS? A mund të mendoni përsëri për këtë?”, pyeti ajo. 

Sipas Zakharova SHBA po përpiqej të “mbulohej” me Shtetit Islamik, shkruajnë mediat e huaja. 

“Inxhinierët politikë amerikanë e kanë futur veten në një kurth me histori se sulmi terrorist në Sallën e qytetit Crocus u krye nga organizata terroriste ISIS,” tha ajo. 

Dega afgane e grupit militant, ISIS-K, mori përgjegjësinë për sulmin që vrau të paktën 137 persona. Zyrtarët e Uashingtonit konfirmuan pretendimin jo shumë kohë më vonë, dhe gjithashtu kanë thënë se Ukraina nuk kishte asnjë përgjegjësi.

Në orët e fundit mediat ndërkombëtare e shohin si një mundësi të madhe që Putini të përshkallëzojë sulmet kundër Ukrainës. Edhe pse Kievi ka mohuar çdo lloj përfshirje në këtë sulm terrorist./ZËRI

Poll

MOS HUMB