Bota

Italia shpall të jashtëligjshme surrogacinë, masa të ashpra për ata që nuk zbatojnë ligjin

Shumë aktivistë reaguan kundër reagimit, duke e quajtur këtë lëvizje si një diskriminim ndaj komunitetit LGBTI, pasi sipas tyre synon të sulmojnë partnerët e të njëjtit seks që duan të kenë fëmijë.

I.F
Italia shpall të jashtëligjshme surrogacinë, masa të ashpra
FOTO ILUSTRUESE

ROMË- Senati Italian e ka cilësuar surrogacinë të jashtëligjshme. Sipas senatit edhe çiftet që shkojnë jashtë vendit për të sjellë në jetë një fëmijë përmes surrogacisë cilësohet e jashtëligjshme. Shumë aktivistë reaguan kundër reagimit, duke e quajtur këtë lëvizje si një diskriminim ndaj komunitetit LGBTI, pasi sipas tyre synon të sulmojnë partnerët e të njëjtit seks që duan të kenë fëmijë.

Sipas ligjit të miratuar, italianët që shkojnë jashtë vendit për të pasur një fëmijë nëpërmjet surrogacisë do të përballen me dënime me burg dhe gjoba deri në 1 milion euro.

Prej vitit 2022 kur Giorgia Meloni mori detyrën si kryeministrja e Italisë, ka ndjekur një agjendë konservatore ku ën thelb ka promovimin e vlerave tradicionale të familjes, gjë që ka vështirësuar procedurat për çiftet e LGBTI që duan të bëhen prindër të ligjshshëm të një fëmijë përmes birësimit apo surrogacisë.

Meloni gjatë një fjalimi e quajti surrogacinë një praktikë "çnjerëzore" që i trajtonte fëmijët si produkte supermarketi.

Shumë aktivistë ptotestuan jashtë Senatit Italian duke shprehur zemërimin ndaj ligjit duke thënë se ky është një sulm ndaj komunitetit LGBTI dhe po dëmton ata që duan të kenë fëmijë.

Alessia Crocini, presidentja e Rainbou Families, tha se 90% e italianëve që zgjedhin surrogacinë ishin çifte heteroseksuale, por ata kryesisht e bënjë këtë në fshehtësi dhe se ky ndalim do të ketë më shumë efekt vetëm në çiftet homoseksuale pasi nuk munden ta fshehin procedurën. /ZËRI

Poll

MOS HUMB