Bota

Izrael-Hamas drejt armëpushimit? NYT: Mund të arrihet brenda dy javëve

Sipas NYT, më shumë se 80% e rrjeteve të tuneleve nëntokësore të përdorura nga Hamasi, janë ende të paprekura

E.K
Izrael-Hamas drejt armëpushimit? NYT: Mund të arrihet brenda dy
Shperthime ne Gaza

GAZA- Palët që po negociojnë një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës kanë finalizuar një draft që parashikon pezullimin e konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit për dy muaj, në këmbim të lirimit të më shumë se 100 pengjeve që janë ende në duart e lëvizjes islamike palestineze. 

Burime anonime thanë për "New York Times" se një marrëveshje përfundimtare mund të arrijë brenda dy javësh.

Shumë vende janë përfshirë në negociatat për përfundimin e konfliktit të armatosur, mes të cilave spikasin Katari dhe Egjipti.

Ndërkohë, një tjetër media amerikane, Ëall Street Journal shkruan se në ditën e 114 të luftës në Gaza, vihet re se përparimi i ushtrisë izraelite është shumë i vogël.

Sipas gazetës, më shumë se 80% e rrjeteve të tuneleve nëntokësore të përdorura nga Hamasi, janë ende të paprekura.

Në zhvillimet e tjera, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u kërkoi shteteve të garantojnë vazhdimësinë e punës së agjencisë palestineze të refugjatëve, UNRËA, pasi shumë financime u bllokuan për shkak të akuzave të ngritura kundër disa anëtarëve të organizatës që ishin të përfshirë në bastisjet e 7 shtatorit të Hamasit në Izrael.

Poll

MOS HUMB