Bota

Izraeli 'i shurdhër' ndaj thirrjeve ndërkombëtare, vazhdon ofensivën në Gaza

Kreu i OKB-së, Antonio Gueterres ka bërë thirrje për armëpushim në Gaza. Përkundër paralajmërimeve të ndërkombëtarëve, Izraeli e vazhdon ofensivën në enklavë.

D.XH
Izraeli 'i shurdhër' ndaj thirrjeve ndërkombëtare,
Gueterres dhe ushtria izraelite

GAZA - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka përsëritur thirrjen e tij, për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin e pengjeve të kapur nga Hamasi.

Duke folur gjatë një vizite në Nepal, ai përsëriti thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm humanitar, lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe ofrimin e një ndihme të qëndrueshme humanitare, në një shkallë që plotëson nevojat e popullit të Gazës.

"Më vjen keq që në vend të një pauze të nevojshme humanitare të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake", tha Gueterres.

Ai tha se dënon sulmet e tmerrshme të kryera nga Hamasi më 7 tetor dhe përcolli ngushëllimet e tij për familjet e dhjetë studentëve nepalezë, që u vranë në sulm. Në një kohë që Gueterres bën thirrje për armëpushim, ushtria izraelite njofton se ka nisur luftime me militantët e Hamasit, në Rripin e Gazës.

Në një postim në Telegram, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se po “vazhdonin operacionet tokësore në Rripin e Gazës dhe se ishin përleshur me njerëz të armatosur të Hamasit brenda Gazës, të cilët kishin qëlluar mbi trupat izraelite”.

Situata në Gaza mbetet shqetësuese. Izraeli ka nisur ofensivën e tij tokësore në enklavë, duke mos marrë parasysh paralajmërimet e ndërkombëtarëve. Nga lufta, më tepër se 9400 njerëz kanë ndërruar jetë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB