
GAZA- Ushtria izraelite po tërheq të gjitha trupat e saj tokësore nga pjesa jugore e Rripit të Gazë, me përjashtim të një brigade, tha sot një zëdhënës i ushtrisë. Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende detaje të tjera. Brigada Nahal që mbetet në Gaza ka për detyrë të sigurojë të ashtuquajturin Korridor Netzarim, i cili kalon përmes Gazës nga rrethi Be'eri në Izraelin jugor deri në brigjet e Rripit të Gazës.
Ky korridor i mundëson ushtrisë izraelite të kryejë bastisje në Gazën veriore dhe qendrore, parandalon kthimin e palestinezëve në pjesën veriore të Rripit dhe lejon organizatat humanitare të shpërndajnë ndihma direkt në Gazën veriore, komenton botimi izraelit.
Qeveria e Netanyahut ka planifikuar një pushtim tokësor të qytetit të Rafahut gjatë muajve të fundit, ku janë strehuar rreth 2.3 milionë njerëz të zhvendosur, duke argumentuar se është një nga bastionet e pakta të mbetura të grupit militant palestinez Hamas.
Megjithatë, deri dje, qeveria Netanyahu nuk ka treguar gatishmëri për të bërë thirrje për një armëpushim pavarësisht apeleve ndërkombëtare. Sot, lufta në Rripin e Gazës hyn në muajin e saj të shtatë, pasi ka lënë pjesën më të madhe të enklavës palestineze të rrafshuar, me dhjetëra mijëra civilë të vdekur dhe ata që mbeten në prag të urisë./ZËRI