Bota

Izraeli: Vramë zyrtarin e lartë të Hamasit

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë Shadi Barud, bashkëpunëtor i ngushtë i Yahya Sinuar. Ky i fundit është ndër personat më të kërkuar nga Izraeli.

D.XH
Izraeli: Vramë zyrtarin e lartë të Hamasit
Bombardime

JERUZALEM – Ushtria e Izraelit thonë se ka vrarë nënkryetarin e drejtorisë së inteligjencës të Hamasit, Shadi Barud, në një sulm në Rripin e Gazës sot, më 26 tetor.

Ushtria izraelite e akuzon Barudin për planifikimin e sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor në bashkëpunim me liderin e Hamasit, Yahya Sinuar.

Barud më parë ka shërbyer si komandant batalioni në zonën e Khan Younis dhe ka mbajtur role të tjera në drejtorinë e inteligjencës së grupit militant.

Ai ishte bashkëpunëtori i një prej njerëzve, më të kërkuar të Izraelit. Hamasi nuk e ka konfirmuar ende vdekjen e Shadi Barud.

Izraeli ka publikuar edhe videon, ku pretendon se ka vrarë zyrtarin e lartë të organizatës së Hamasit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB