
SHBA- Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, me lëvizjen e fundit, do arrijë të kursejë jo pak, por 600 milionë dollarë. Si do të arrihet lkjo? E thjeshtë, duke lëvizur kapitalin e tij nga Seattle në Miami. Vitin e kaluar, manjati amerikan njoftoi në Instagram se do të largohej nga Seattle, ku jetoi për gati 30 vjet, për t'u vendosur në Miami me të fejuarën e tij, gazetaren Lauren Sanchez, në krah.
Siç raporton rrjeti amerikan “CNBC”, në vitin 2022 shteti i Uashingtonit vendosi një taksë të re mbi fitimet kapitale prej 7% për shitjet e aksioneve apo obligacioneve mbi 250,000 dollarë. Plani i Bezos është që të “heqë qafe” 50 milionë aksione të Amazon, përpara 31 janarit 2025. Që nga publikimi i shitjeve në Florida, Bezos do të kursejë të paktën 610 milionë dollarë, shkruajnë mediat amerikane.
Shitja e aksioneve prej 2 miliardë dollarësh të Bezos javën e kaluar erdhi me një përfitim shtesë, ishte pa taksa shtetërore. Vitin e kaluar, CEO i kompanisë hapësinore “Blue Origin" njoftoi në rrjetet sociale se po largohej nga Seattle, pas gati 30 vitesh, për t'u transferuar në Miami, me argumentin se do të ishte më afër prindërve të tij dhe kompanisë "Blue Origin". Sigurisht që në vendim kanë luajtur edhe taksat që do të duhej të paguante.
Shteti i Uashingtonit nuk ka taksë mbi të ardhurat personale. Rrjedhimisht, tatimi i ri mbi fitimet kapitale do të ishte hera e parë që Jeff Bezos përballet me taksat shtetërore mbi shitjet e aksioneve të tij. Në vitin 1998, Bezos filloi të shesë aksione të Amazon për miliarda dollarë. Me këto para, ai arriti të zhvillonte për më shumë se dy dekada një projekt të pasur filantropik, të drejtonte kompaninë e tij hapësinore "Blue Origin", dhe së fundi u bë pronar i superjahtit "Koru" me vlerë miliona dollarë, si dhe disa shtëpi luksoze që ai bleu me të fejuarën e tij Lauren Sanchez.
Në vitin 2022, kur hyri në fuqi tatimi mbi fitimet kapitale, Bezos ndaloi shitjen. Ai nuk shiti asnjë aksion të Amazon në 2022 ose 2023, me përjashtim të një donacioni prej 200 milionë dollarësh në fund të vitit të kaluar. Pas transferimit në Miami, Bezos kompensoi kohën e humbur. Javën e kaluar, një dosje në Komisionin e Letrave me Vlerë zbuloi se një nga njerëzit më të pasur në planet ka nisur një plan të paracaktuar për të shitur aksione me vlerë 50 milionë dollarë përpara datës 31 janar 2025. Me çmimin e sotëm, shuma është më shumë se 8.7 miliardë dollarë.
Florida SHBA nuk ka tatimin mbi të ardhurat shtetërore ose tatimin mbi fitimet kapitale. Rrjedhimisht, me shitjen prej 2 miliardë dollarësh javën e kaluar, Bezos kurseu 140 milionë dollarë që do t'i kishte paguar shtetit të Uashingtonit. Në të gjithë shitjen e 50 milionë aksioneve gjatë vitit të ardhshëm, do të kursejë të paktën 610 milionë dollarë. Dhe kjo është duke supozuar se aksionet e Amazon mbeten në nivel të njëjtë. Nëse ato vazhdojnë të rriten, vlera e aksioneve të tij, si dhe kursimet e tij tatimore, do të marrin një goditje.
Me fjalë të tjera, paratë që ai do të marrë më shumë mbulojnë koston e superjahtit të tij 127 milionë "Koru". Me paratë e grumbulluara Bezos bleu dy pallate në "Indian Creek", një nga vendet më të shtrenjta dhe private në planet, një shtëpi luksoze, për 147 milionë dollarë, ndërsa po mendon të marrë titujt e pronave të tjera në ishulli ku jeton dhe Tom Brady, legjenda e futbollit amerikan dhe ish-bashkëshorti i supermodeles Gisele Bundchen. Por sekserët në Majami thonë se themeluesi i Amazon ka të ngjarë të shkatërrojë shtëpitë dhe të ndërtojë një të re, kostoja e së cilës do të kalojë 200 milionë dollarë./ZËRI