Bota

Jeff Bezos shiti më shumë se 4 miliardë dollarë aksione të Amazon

Në fillim të këtij muaji, kompania tha se ai po planifikonte të shiste 50 milionë aksione gjatë vitit të ardhshëm, të cilat kanë vlerë rreth 8.4 miliardë dollarë me çmimet aktuale.

k.m.
Jeff Bezos shiti më shumë se 4 miliardë dollarë aksione
Jeff Bezos

SHBA- Multimiliarderi Jeff Bezos ka shitur më shumë nga aksionet e tij në Amazon, duke e çuar vlerën totale të shitjeve në ditët e fundit në më shumë se 4 miliardë dollarë (3.2 miliardë paund). Sipas BBC, gjigandi i teknologjisë, të cilën Bezos e themeloi në vitin 1994, tha se ka shitur 24 milionë aksione të Amazon këtë muaj.

Bezos, i cili është kryetari ekzekutiv i firmës, shiti për herë të fundit aksionet e Amazon në vitin 2021. Në fillim të këtij muaji, kompania tha se ai po planifikonte të shiste 50 milionë aksione gjatë vitit të ardhshëm, të cilat kanë vlerë rreth 8.4 miliardë dollarë me çmimet aktuale.

Bezos ka dhuruar gjithashtu aksione në Amazon si pjesë e filantropisë së tij, në vitin 2022.

Po ashtu, Bezos u transferua në Miami në Florida nga Seattle në Uashington vitin e kaluar, kështu ai do të kursejë rreth 280 milionë dollarë në taksë mbi aksionet me vlerë 4 miliardë dollarë që ka shitur. Fitimet mbi 250,000 dollarë nga shitja e aksioneve ose investimeve të tjera afatgjata, tatohen me 7% në shtetin Uashington. Florida nuk ka taksa shtetërore mbi të ardhurat ose fitimet kapitale.

Bezos tha në nëntor se prindërit e tij ishin zhvendosur së fundmi në Miami, megjithatë mbetet aksioneri më i madh i Amazon dhe është një nga njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej më shumë se 190 miliardë dollarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB