
PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim para popullit francez, duke nënvizuar nevojën për vigjilencë strategjike në Evropë dhe duke deklaruar se paqja në Ukrainë “nuk mund të arrihet me kushtet ruse ose nëpërmjet dorëzimit të territoreve të Ukrainës”.
Macron theksoi se "po hyjmë në një epokë të re", duke vënë në dukje ndryshimin në qëndrimin e SHBA ndaj luftës në Ukrainë, si dhe kërcënimet e Uashingtonit për të vendosur tarifa të reja në tregtinë evropiane.
“Jemi në një epokë të re. Siguria ka mbërritur në një pikë të paqartësisë. Ditën e nesërme do të kemi një takim me krerët e Bashkimit Europian dhe Këshillit Evropian, për të marrë disa vendime. Gjëra që Franca ka vite që i sugjeron si buxheti ushtarak, i cili duhet të jetë për të gjitha vendet. Ne duhet të punojmë që të kemi një ushtri më të mirë dhe të industrializojmë rajonin tonë. Ditën e nesërme duhet të bisedojmë në këtë perspektivë, pasi duhet të përballemi me të vërtetën. Duhet të jemi të sigurt që vendet e Bashkimit Evropian janë të afta të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Duhet të marrim aksione nisur që nga Franca. Duhet të arrijmë në dyfishimin e buxhetit të armatimit deri në vitin 2030”, tha Macron.
Macron e bëri të qartë se Franca duhet të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes në mënyrë që të sigurojë sigurinë e vendit dhe Evropës në një mjedis të pasigurt gjeopolitik./ZËRI