Bota

Jeta e natës në Gjermani po kalon një krizë të thellë: Pse Gjenerata Z "refuzon" klubet?

Si kanë ndikuar aplikacionet si Spotify dhe Tinder në stilin e jetës së Generation Z?

k.m.
Jeta e natës në Gjermani po kalon një krizë të
Foto ilustruese

BERLIN- Numri i klubeve të natës në Gjermani është pothuajse përgjysmuar në një dekadë. Të rinjtë tani duket se e shmangin sistematikisht teprimin, një fakt që shqetëson, për të mos thënë frikëson pronarët e klubeve në të gjithë Gjermaninë: në Berlin, Frankfurt, Leipzig, Këln, Shtutgart, Hamburg dhe Mynih. Në dekadat e fundit, Berlini ka ruajtur me sukses mitin e kryeqytetit të klubeve. Në vitin 1978 Dschungel (Xhungla) hapi dyert e saj në lagjen Schönberg, ku argëtoheshin muzikantët legjendarë David Bowie dhe Iggy Pop. Pas ribashkimit të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore në vitin 1990, klubet lulëzuan me shumë seks, drogë dhe muzikë elektronike, veçanërisht në ish-Berlinin Lindor. 

Sipas "Deutche Welle", nga viti 2020 e në vazhdim jeta e natës në klube po përjeton një rënie të paparë. Klubet historike, si Wilde Renate ose Watergate, po mbyllen njëri pas tjetrit. Sipas një sondazhi të fundit, pothuajse 50% e klubeve që morën pjesë në sondazh po mendojnë të mbyllin dyert njëherë e përgjithmonë në vitin 2025.

Më mirë Spotify dhe Tinder sesa të dilni jashtë

Arsyet për krizën e paprecedentë të klubeve përfshijnë shërbimet e transmetimit si dhe rrjetet sociale, të cilat tani plotësojnë nevojat që më parë mbuloheshin vetëm nga klubet e natës. Për shembull, përmendim aplikacionet e njohura, muzikën Spotify dhe takimet Tinder. Tani të rinjtë kanë ku ta njohin njëri-tjetrin. Hulumtimet që lidhen me metodat e argëtimit konfirmojnë pjesërisht paragjykimet ndaj Gjeneratës Z, e cila shmang stresin, ushqehet shëndetshëm, bën më pak seks dhe fle më shumë. Po ashtu, pinë shumë më pak alkool. 

"A ka mbaruar festa?"

Firma konsulente Havas përpiloi këtë vit një raport mbi trendet ndërkombëtare. Sipas raportit, programet e argëtimit në shtëpi, shërbimet e ofrimit të ushqimit në banesë dhe mbledhjet në internet, tendenca dikur të detyruara nga pandemia e koronavirusit, po ndikojnë ende në jetën e natës.

Është interesante se shumica e të anketuarve të "Gen Z" preferojnë të qëndrojnë në shtëpi në fundjavë. Shumica e njerëzve pëlqejnë të argëtohen në shtëpi ose me miqtë dhe jo në klube. Rreth 75% e të anketuarve e konsiderojnë të rëndësishme ruajtjen e vetëkontrollit dhe që të mos devijojnë në vende publike kur janë të dehur. Veç kësaj, lajmet për sulme terroriste, sulmet dhe ngacmimet seksuale duket se ka rritur ndërgjegjësimin për sigurinë tek brezi i ri./ZËRI

Poll

MOS HUMB