Bota

Tjetër luftë? Kongo kërcënon Ruandën: Na terrorizojnë

Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekendi, beson se lufta me Ruandën ka "të ngjarë" të ndodhë.

f.t
Tjetër luftë? Kongo kërcënon Ruandën: Na
Felix Tshisekendi

KONGO- Një tjetër luftë mund të shpërthejë. Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekendi, beson se lufta me Ruandën ka "të ngjarë" të ndodhë, pasi luftimet e rënda kanë vazhduar për muaj të tërë midis ushtrisë dhe rebelëve M23 , të cilët mbështeten nga ai vend.

“Natyrisht, një luftë është e mundur, nuk po jua fsheh. Ruanda, i cili është fqinji ynë, shkel territorin tonë për të grabitur minerale kritike dhe për të terrorizuar popullsinë tonë. Unë dua ta heq këtë mundësi (të luftës) sa më shumë që të jetë e mundur, sepse më mirë do t'i kushtoja energjinë dhe pasurinë tonë zhvillimit të 145 rajoneve të vendit sesa përpjekjeve ushtarake," tha presidenti kongolez, duke denoncuar " mosveprimin e komunitetit ndërkombëtar".

Kongoja ka bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Ruandës. Kigali mohon përfshirjen, por shumë vende, duke përfshirë SHBA-në dhe Francën, besojnë se Ruanda mbështet grupin M23 dhe ka dërguar forca në kufijtë e saj. Kur u pyet nëse do të pranonte të fillonte bisedimet me homologun e tij nga Ruanda , Paul Kagame, ai kujtoi se Angola tashmë po ndërmjetëson për këtë qëllim.

Luftimet në RD lindore të Kongos vranë nëntë persona sot në një kamp të personave të zhvendosur pranë Gomës. Me mbështetjen e njësive të ushtrisë së Ruandës, rebelët e "Lëvizjes 23 Mars" (M23), morën përsëri armët në fund të vitit 2021 dhe pushtuan zona të mëdha në Kivu-në e Veriut, duke arritur deri në rrethimin e Gomës. Ky qytet ka mbi 1 milion banorë të përhershëm dhe po aq njerëz të zhvendosur brenda vendit që mbërritën atje në valë pas fillimit të operacioneve të M23./ZËRI

 

.

Poll

MOS HUMB