
MOSKË- Rusia ka vendosur ish-kryeministren ukrainase Julia Tymoshenko në listën e personave që ka shpallur në kërkim. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve "Tass" konfirmoi faktin se Timoshenko ishte në listë, si e shpallur në kërkim, por nuk specifikohej se cilat ishin akuzat e ngritura ndaj saj.
Kështu, ajo i bashkohet presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe paraardhësit të tij, Petro Poroshenko në të njëjtën listë, e cila përfshin gjithashtu shumë zyrtarë dhe ligjvënës nga Ukraina dhe vendet e NATO-s. Timoshenko dhe partia e saj Batkivshchyna (Atdheu) nuk e kanë komentuar "shtimin në listë" ende, pavarësisht se janë kontaktuar nga mediat e huaja.
Ndër të tjerë në listë është Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë së NATO-s dhe BE-së, e cila ka mbrojtur ashpër rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin dhe sanksione më të forta kundër Moskës. Në listën ruse janë gjithashtu emrat të ministrave të kabinetit në Estoni e Lituani, si dhe gjykatësi i Gjykatës Ndërkombëtare që lëshoi urdhër arrestin për Vladimir Putin.
Yulia Volodymyrivna Tymoshenko shërbeu si kryeministre e Ukrainës në vitin 2005, dhe përsëri nga viti 2007 deri në 2010 duke u bërë gruaja e parë dhe e vetme në Ukrainë që ka mbajtur atë pozicion. Timoshenko është liderja e partisë politike Batkivshchyna dhe mbështet integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian./ZËRI