Bota

Ka urdhërarresti ndaj tij! Netanyahu vjen në Europë, viziton Hungarinë

Kryeministri izraelit, gjatë vizitës së tij, pritet të takohet me homologun e tij hungarez Viktor Orbán, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit dhe do të kthehet në vendin e tij më 6 prill.

k.m.
Ka urdhërarresti ndaj tij! Netanyahu vjen në Europë, viziton
Benjamin Netanyahu

HUNGARI- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të jetë në Hungari më 2 prill, pavarësisht se ndaj tij ka një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Kryeministri izraelit, gjatë vizitës së tij, pritet të takohet me homologun e tij hungarez Viktor Orbán, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit dhe do të kthehet në vendin e tij më 6 prill.

Orbán i bëri një ftesë Netanyahut qw tw shkojw nw Hungari, pavarësisht urdhrit të arrestit të ICC të lëshuar vitin e kaluar. Ai e ka dënuar ashpër vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si “të turpshëm”.

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhërarrest për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Galland për krime të dyshuara kundër njerëzimit dhe krime lufte në lidhje me operacionin ushtarak të Izraelit kundër Hamasit në Gaza, i cili filloi kur lëvizja e armatosur palestineze sulmoi territorin izraelit më 7 tetor 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB