Bota

‘Kam një bombë bërthamore’, Biden habit punëtorët e fabrikës

Presidenti amerikan Joe Biden ka habitur jo pak punëtorët e një fabrike. Ai tha se në fabrikë ka armë bërthamore dhe se me një buton, mund të hedhë botën në erë.

D.XH
‘Kam një bombë bërthamore’, Biden habit
Biden

SHBA - Presidenti amerikan Joe Biden la pa fjalë punëtorët e uzinës në Kolorado, kur tha se ai mund të lëshojë një bombë bërthamore.

Gjatë një takimi në një fabrikë në Kolorado, Biden iu afrua një punëtori dhe i tha se ai, nëse dëshiron, mund ta hedhë edhe në erë botën. “Shiko, kjo armë ka kodin për të hedhur botën në erë”, tha Biden, duke habitur jo pak punëtorët.  Shakaja e Biden u bë virale në rrjetet sociale.

“Kjo nuk është një armë bërthamore?”, shtoi Biden. Presidentët e SHBA zakonisht shoqërohen gjatë gjithë kohës nga një ndihmës ushtarak, i cili mban një çantë me sende, që mund të përdoren për të autorizuar një sulm bërthamor, duke përfshirë një kartë që përmban kode të veçanta.

Pak ditë më parë edhe Biden bëri një gafë në ditëlindjen e tij, kur ngatërroi sërish emra. Një sondazh i New York Times i publikuar më 7 nëntor tregoi se 71 përqind e votuesve besojnë se Biden është shumë i vjetër për të qenë një president efektiv, ndërsa vetëm 39 përqind thanë të njëjtën gjë për Trump./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB