Bota

Kapet luani që ‘terrorizoi’ Romën, qëllohet me plumba

Po kryhen kërkime për të konstatuar nëse kafazi ku ishte mbyllur luani ishte hapur nga dikush me keqdashje

E.K
Kapet luani që ‘terrorizoi’ Romën, qëllohet me plumba
Luani duke shetitur ne rruge

ITALI- Një luan që shpëtoi nga cirku, shkaktoi frikë dhe panik tek qytetarët pranë Romës, në Itali. Kafsha e egër shpëtoi nga një cirk në Ladispoli gjatë orëve të pasdites dhe vijoi xhiron në qytet.

Pamjet e tij të filmuara nga banorët e zonës duke ecur i qetë nëpër rrugë e trotuare pranë banesave, kanë bërë xhiron e rrjetit. Pas arratisjes autoritetet dhane alarmin ndërsa i bënë thirrje qytetarëve të qëndronin brenda banesave të tyre.

Për kapjen e tij u krijua qendra komanduese logjistike dhe u mobilizua policia dhe zjarrfikësit. Një helikopter u vendos në dispozicion gjithashtu.

Aksioni zgjati për rreth 7 orë kur veterinerët e neutralizuan me plumba anestezie dhe e lidhën për ta rikthyer atë sërish në cirk. Në videon e mëposhtme publikuar nga mediat italiane shfaqen dhe momentet e neutralizimit të luanit:

 

Poll

MOS HUMB