Bota

KE miraton Raportin e Progresit për Kosovën

Në raport thuhet se Kosova dhe Serbia nuk kanë përmbushur obligimet, që lindin nga marrëveshjet e nënshkruara mes palëve në Bruksel.

D.XH
KE miraton Raportin e Progresit për Kosovën
Komisioni Europian

BRUKSEL – Komisioni Europian ka miratuar këtë të mërkurë, 8 nëntor, raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2023.

Në raport kritikohet Kosova dhe Serbia, për faktin se nuk kanë përmbushur marrëveshjet e firmosura, në kuadër të dialogut mes palëve.

Më tej, thuhet se një sfidë mbetet mungesa e vazhdueshme e bashkëpunimit ndërpartiak. Në raport përmendet edhe bojkoti në parlament nga ana e Listës Serbe. Mes rreshtave flitet edhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, që konsiderohet një ngjarje e rëndë.

KE miraton Raportin e Progresit për Kosovën
Progres raporti per Kosoven

KE përmend edhe faktin se rekomandimet për administratën publike e vitit të kaluar, nuk janë zbatuar siç duhet.

Në lidhje me sistemin gjyqësor, saktësohet se ka pasur progres të kufizuar. Progres i kufizuar thuhet se është bërë edhe në raport me marrëdhëniet me jashtë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB