Bota

Kërcënon Putinin: Nëse Ukraina na sulmon me armë perëndimore, atëherë do të kemi luftë me vendet e NATO-s

Putini përshkallëzon retorikën agresive kundër Perëndimit ndërsa Rusia nis kundërsulmin në Kursk.

k.m.
Kërcënon Putinin: Nëse Ukraina na sulmon me armë
Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus po ngre tonet ndërsa lufta me Ukrainën është në një moment kritik. Vladimir Putin deklaroi se nëse Perëndimi lejon Ukrainën të kryejë sulme në territorin rus me raketa me rreze të gjatë veprimi që i janë furnizuar Kievit nga vendet perëndimore, kjo do të thotë se "vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë".

Nëse merret ky vendim, nuk do të thotë asgjë më pak se përfshirja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë. Kjo do të ndryshonte vetë natyrën e luftës. Kjo do të thotë se vendet e NATO-s janë në luftë kundër Rusisë,”-tha Putin në një video të postuar në Telegram nga një gazetar që mbulon presidencën ruse.

Megjithatë, pak më herët, Rusia raportoi se kishte rimarrë 10 fshatra në rajonin e Kurskut, ku Ukraina nisi një pushtim në shkallë të gjerë muajin e kaluar.

“Trupat çliruan 10 vendbanime në vetëm dy ditë”, tha ministri rus i Mbrojtjes në një postim në Telegram.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha më herët se ushtria ruse ka filluar kundërsulmin në rajonin perëndimor të Rusisë, Kursk./ZËRI

Poll

MOS HUMB