Bota

Kërcënonte politikanët/ Arrestohet suedezi në Greqi, sekustrohen armë zjarri dhe silenciator

61-vjeçari “kishte në posedim disa granata dore, të cilat do t’i përdorte kundër politikanëve”.

f.t
Kërcënonte politikanët/ Arrestohet suedezi në Greqi,
MJETET E SEKUESTRUARA

GREQI-Pas atentatit të kryeministrit sllovak, duket se situata nuk ka qenë e qetë as për homologët e tij në mbarë botën. Një 6-vjeçar është arrestuar nga Policia greke, pasi kërcënote politikanët në platformën TikTok. Autoritetet suedeze ishin në kërkim të 61-vjeçarit dhe kishin njoftuar edhe policinë greke.

Suedezi ishte vendosur në  Keratsini, Greqi në 2023, ku u pikas dhe u arrestua nga policia e Sigurimit të Shtetit. Autoritetet gjatë kontrollit në banesën e tij gjetën 4pushkë, (2) pistoleta, një numër gëzhojash të kalibrave të ndryshëm, (3) dylbi, një silenciator dhe (9) marrës portativë me valë”, raportojnë mediat greke.

61-vjeçari, siç konstatohet nga hetimet e autoriteteve greke, qarkullonte në vend me një makinë luksoze dhe ishte kujdesur të merrte një numër tatimor grek dhe kishte deklaruar edhe adresën e banimit. Sipas autoriteteve suedeze, ekzistonte mundësia që 61-vjeçari “kishte në posedim disa granata dore, të cilat do t’i përdorte kundër politikanëve”. Të kaluar kriminale kishin edhe anëtarët e tjerë të familjes, bashkëshortja dhe djali i madh i familjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB