Bota

Këshilli i Sigurimit të OKB miraton rezolutën për rritjen e ndihmave në Gaza! Guterras kritik me Izraelin

Por nuk kërkon armëpushim.

E.K
Këshilli i Sigurimit të OKB miraton rezolutën për rritjen e
OKB

SHBA- Pas ditësh negociatash të tensionuara diplomatike, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më në fund ka rënë dakord për një rezolutë për të marrë më shumë ndihmë në Gaza. OKB bën thirrje për "shpërndarje të sigurt dhe të papenguar të ndihmës humanitare në Gazë". Për të marrë atë ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur, rezoluta kërkon gjithashtu krijimin e "kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive". Por nuk kërkon armëpushim.

Rezoluta u bën thirrje të gjitha palëve të lehtësojnë përdorimin e rrugëve përgjatë Rripit të Gazës, duke përfshirë pikat kufitare, "për ofrimin e ndihmës humanitare". Përmendet gjithashtu krijimi i një roli koordinator humanitar të OKB-së për të mbikëqyrur ndihmën në Gaza. Izraeli do të vazhdojë të jetë i përfshirë në këtë proces.

Pas votimit, shefi i OKB-së Antonio Guterres tha se "problemi i vërtetë" për përpjekjet e OKB-së për ndihmë ka qenë ofensiva e Izraelit, për të cilën ai thotë se ka krijuar "pengesa masive".

“Një armëpushim humanitar është mënyra e vetme për të filluar të plotësohen nevojat e dëshpëruara të njerëzve në Gaza dhe për t'i dhënë fund makthit të tyre të vazhdueshëm,” shtoi ai.

Pas votimit të Këshillit të Sigurimit, ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, përmendi situatën e rëndë në Gaza, duke i thënë këshillit se më shumë se 20,000 palestinezë janë vrarë deri më tani në luftë.

"Askush nuk duhet të harrojë se ajo për të cilën po flasim janë 2.3 milionë palestinezë që kanë luftuar për jetën e tyre dhe duke u përballur me vdekjen," thotë ai.

Ndërkohë, Ambasadori i Izraelit në OKB ka kritikuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit, duke thënë se fokusi i saj në ndihmën është "i panevojshëm dhe i shkëputur nga realiteti".

"Izraeli po lejon tashmë dërgesat e ndihmave në shkallën e kërkuar," tha ambasadori Gilad Erdan. 

"OKB-ja duhet të ishte fokusuar në krizën humanitare të pengjeve".

Sipas statistikave të qeverisë izraelite të cituara nga Reuters, 129 pengje mbeten në Gaza, duke përfshirë 22 të vdekur. Rreth 240 pengje u morën gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor. Në fjalën e tij, Erdan falënderon gjithashtu SHBA-në për mbështetjen e saj për Izraelin gjatë negociatave disaditore përpara rezolutës, e cila i lejon Izraelit të vazhdojë inspektimin e ndihmës që hyn në Gaza./ZËRI

Poll

MOS HUMB