
AUSTRALI- Ash Good, 38 vjeç, është nëna e cila u godit me thikë për vdekje në Sidnei teksa u përpoq të shpëtonte foshnjën e saj 9 muajshe kur 40-vjeçari e sulmoi në një qendër tregtare. Nga sulmi, ka 6 të vdekur dhe 9 të plagosur. Nëna 38-vjeçare dha frymën e fundit në spital, ndërsa foshnja e saj po lufton për të qëndruar gjallë dhe ndodhet në spital me plagë të rënda. Sipas informacioneve, 38-vjeçarja ka pasur në krahë vajzën e saj kur burri ka sulmuar.
Në përpjekje për ta mbrojtur, ajo u godit me thikën që mbante sulmuesi.
Dëshmitarët thonë se ajo, edhe pse e plagosur rëndë, ua kishte dhënë foshnjën e saj personave të tjerë që ndodheshin në vendngjarje, në mënyrë që ata të mund të dilnin dhe ta shpëtonin fëmijën.
Ajo ishte bërë nënë për herë të parë disa muaj më parë me vajzën e saj dhe siç e përshkruan njerëzit që e njihnin mirë, ishte shumë e lumtur.
Policia thotë se agresori, i cili është neutralizuar, nuk ka ndonjë motiv të qartë për shkakun e sulmit që vrau pesë persona. Megjithatë, Policia nuk e përjashton mundësinë e një sulmi terrorist./ZËRI