
UKRAINË- Formacioni ushtarak ukrainas qendror në kundërsulm, brigada e 47-të, është në kaos për shkak të problemeve me drejtimin dhe komandën në fushën e betejës. Lajmi është bërë me dije nga "Toka e Uashtarake'', një media, e cila merret me lajmet ushtarake që vijnë nga fronti i luiftës në Ukrainë.
Situata në këtë brigadë, nga më të rëndësishmet nuk duket aspak e mirë. Nënkolonel Aleksandë Sak, i cili ishte kreu i kësaj brigade, e cila quhet dhe "Magura", një (hyjneshë sllave) u shkarkua dhe në krye të saj erdhi Aleksandër Pavlij. Komandanti i ri drejtonte brigadën e 112-të të mbrojtjes territoriale të Kievit, por sipas luftëtarëve Magura, ai thjesht nuk e kuptonte strukturën e kësaj brigade.
Siç pretendojnë ushtarët e njësisë së raketave antitank Magura në video-apelin tashmë të fshirë nga rrjetet sociale komanda e brigadës refuzon të pranojë se brigada ka humbur potencialin e saj sulmues.
Në vend të kësaj, komanda dërgon ekuipazhe mortajash, snajperë, ekipe artilerie, në thelb gjithçka që ata kanë në dispozicion në front si këmbësoria sulmuese. Ushtarët që publikuan këto akuza dyshohet se refuzuan të zbatonin urdhra të tillë, duke thënë se transferimi i specialistëve ushtarakë në pozicione që nuk kishin lidhje me arsimimin dhe trajnimin e tyre ishte një vepër penale, tha Military Land, duke shtuar se njësia e raketave antitank u shpërbë më vonë. Siç pritej, më vonë u vendos që të shpërbëhej njësia e raketave antitank.
Sipas përdoruesve të rrjeteve sociale, kjo është një praktikë e zakonshme në disa brigada, shtarët ransferohen në front pa trajnimin e duhur, gjë që çon në viktima të panevojshme dhe humbje të potencialit luftarak të njësisë.
Brigada, e quajtur edhe Magura, sipas një perëndeshë në mitologjinë sllave, u formua në prill të vitit 2022 dhe është përballur me pengesa të tjera në muajt e fundit, veçanërisht më 22 korrik, kur u vra Dimitro Ribakov, komandanti i brigadës në atë kohë.
Valery Markus, një major brigade, u ankua në korrik për vendimet e komandës së njësisë dhe tha se kishte mungesë interesi për moralin e ushtarëve.
Markus, i cili u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të diskutuar shqetësimet e tij, postoi në Facebook se ishte "plotësisht kundër" vendimeve për vendosjen dhe zhvillimin e brigadës.
"Nuk na lejohet të zhvillojmë një njësi ushtarake në përputhje me vlerat që kemi shprehur në kohën kur u krijua. Nuk kam më mundësi të ndikoj apo të përmirësoj situatën", tha ai.
Megjithatë, Rustam Mustafayev, drejtuesi i kompanisë së shokut të brigadës së 47-të të mekanizuar të veçantë, akuzoi Markusin se "po përpiqej të promovonte veten në gungën e përgjakshme të njerëzve të tjerë"./Zëri.ai