Bota

Komandat 'Topi' në Hagë: Ndihem i pafajshëm!

Haxhi Shala është deklaruar i pafajshëm nga akuzat e Prokurorisë në Hagë.

f.t
Komandat 'Topi' në Hagë: Ndihem i pafajshëm!
Haxhi Shala

HAGË- Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala është deklaruar i pafajshëm nga akuzat e Prokurorisë në Hagë. Haxhi Shala, i njohur gjatë luftës me nofkën “Topi”, deklarimin e tij e ka bërë në dëshminë e tij të parë mbi ecurinë e çështjes së tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Plotësisht i pafajshëm”,- ka thënë Shala kur është pyetur se si deklarohet lidhur me tre akuzat.

Prokuroria në Hagë e ngarkon Shalën me aktakuzë me 3 pika: tentativë për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale.

Sipas aktakuzës, komandat “Topi” së bashku me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin kanë organizuar takime me një dëshmitar në përpjekje për të ndikuar që ai të tërhiqet nga dëshmia. Komandanti "Topi" u arrestua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në 11 dhjetor 2023. Shala dyshohet për pengim në drejtësi dhe ndikim te dëshmitarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB