Bota

Konflikti në Iran/ Erdogan: E gjithë bota po paguan për luftën e Netanyahut!

Erdogan shprehet se e gjithë bota po paguan çmimin e kësaj “lufte të paligjshme”.

I.F
Konflikti në Iran/ Erdogan: E gjithë bota po paguan për
Rexhep Tajip Erdogan

ANKARA- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan deklaron se konflikti që përfshin Izraelin, SHBA-në dhe Iranin është një "luftë e paligjshme", e nisur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Erdogan shprehet se e gjithë bota po paguan çmimin e kësaj “lufte të paligjshme”.

"25 ditët e fundit kanë treguar se, megjithëse kjo është lufta e Izraelit, bota po e paguan çmimin. Është lufta e Netanyahut për pushtet, por 8 miliardë njerëz po vuajnë pasojat", tha Erdogan, duke shprehur shpresën e tij se konflikti mund të përfundojë së shpejti përmes një procesi negociues, "para se të shkaktohen dëme në ekonominë globale, të cilat do të duhen vite për t'u riparuar".

Sipas, Anadolu, pas një mbledhjeje të kabinetit në Ankara, presidenti turk u shpreh se "qëndrimi i paepur, maksimalist dhe radikal i Izraelit nuk duhet të lejohet të sabotojë zgjidhjet diplomatike".

"Turqia ishte ndër vendet e para që e kuptoi saktë procesin që e zhyti rajonin në një gjakderdhje dhune", tha më tej Erdogan, duke theksuar vendosmërinë e tij për të "mbajtur Turqinë larg këtij unaze zjarri. Ne refuzojmë një luftë rajonale shkatërruese"./ZËRI

Poll

MOS HUMB