Bota

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës!

Ajo foli edhe për takimet politike të zhvilluara mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të partive të tjera, duke i cilësuar ato si të rëndësishme për vijimin e bisedimeve për formimin e institucioneve.

zh.ll
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ​Haxhiu: Të premten do
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të zhvillohet në javën e parë të gushtit. Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, bëri me dije se të premten do të caktojë datën e seancës konstituive.

"Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj një njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, tha Haxhiu.

Ajo foli edhe për takimet politike të zhvilluara mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të partive të tjera, duke i cilësuar ato si të rëndësishme për vijimin e bisedimeve për formimin e institucioneve. Megjithatë, sipas Haxhiut, nuk ka ende një marrëveshje mes Kurtit dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Unë i kam mbështetur dhe i kam përshëndetur takimet që janë zhvilluar ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit aktual të Vetëvendosjes zotit Albin Kurti. Siç e dini i ka pas dy takime, njëra me PDK- në, tjetra me LDK-në. LDK-ja i ka pezulluar takimet për shkak të zhvillimeve të brendshme. Natyrisht që unë nuk komentoj çështjet e brendshme të partive politike, por është shumë e rëndësishme që, sa më parë, këto takime të vazhdojnë në mënyrë që të vijim dhe arrihet një marrëveshje për çështjen e presidentit.

Nuk ka pasur marrëveshje. Po të kishte marrëveshje sigurisht që të të bënim publike. Në takim ka qenë Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave Murati, dhe në anën tjetër Abdixhiku dhe zonja Osmani Sadriu. Ka pasur diskutime për rrugën që do ta ndjekim përpara, por jo marrëveshje”, tha Haxhiu.

Kosova më 7 qershor mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi dështoi të zgjedhë presidentin e ri pas mospajtimeve ndërmjet partive për një emër konsensual.

Poll

MOS HUMB