Bota

Kosovë/ Ministria e Shëndetësisë: AstraZeneca u përdor vetëm në fillim, asnjë efekt anësor serioz

Ministria bën me dije se vaksina AstraZeneca ëhstë përdorur vetëm në fillimet e pandemisë, ndërsa thotë se shumica dërmuese e vaksinave të përdoruara kundër COVID-19 në Kosovë janë të prodhuesit Pfizer/Biontech.

E.K
Kosovë/ Ministria e Shëndetësisë: AstraZeneca u përdor
AstraZeneca

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka deklaruar këtë të martë se vaksinat AstraZeneca nuk kanë pasur asnjë efekt anëesor tek qytetarët që i kanë bërë gjatë periudhës së Covid-19. Ministria bën me dije se vaksina AstraZeneca ëhstë përdorur vetëm në fillimet e pandemisë, ndërsa thotë se shumica dërmuese e vaksinave të përdoruara kundër COVID-19 në Kosovë janë të prodhuesit Pfizer/Biontech. Ndër të tjera në përgjigjen dhënë për Klan Kosova, Ministria e Shëndetësisë shprehet se AstraZeneca kishte njoftuar se mpiksja e gjakut dhe efektet anësore janë të mundshme tek një grupmosh.

Ministria e Shëndetësisë: Në Kosovë, me qëllim të monitorimit të efekteve të padëshiruara (efekteve anësore) të vaksinave gjatë vaksinimit kundër COVID-19 është themeluar Komiteti për përcjelljen e efekteve të padëshiruara dhe se përkundër administrimit të rreth 1.9 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 (shumica dërmuese të Pfizer/Biontech), nuk është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i këtyre vaksinave në Kosovë. Vaksina të Astra Zeneca janë përdorur vetëm në fillim, kur MSH kishte siguruar një kontigjent të vaksinave Astra Zeneca përmes OBSH-UNICEF-Gavi -Aleanca globale e vaksinave (24. 000 doza nga GAVI dhe me pas një numër dozash donacion nga Norvegjia). Që nga fillimi i përdorimi të kësaj vaksine në nivel global, kompania Astra Zeneca, kishte njoftuar se mpiksja e gjakut mund të jetë një nga efektet anësore te mundshme (sidomos te moshat nen 40 vjeç), por e rrallë dhe se, “benefitet e përdorimit të vaksinës janë shumëfish më të larta se sa rreziqet. Ky komitet është edhe tani aktiv dhe përcjell çdo të re rreth vaksinave në përdorim dhe ngjarjeve të lidhura me to.

AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në dokumentet gjyqësore se vaksina e saj Covid mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë. Sipas britanikes, Telegraph, avokatët argumentojnë se vaksina prodhoi një efekt anësor shkatërrues në një numër të vogël familjesh./ZËRI

Poll

MOS HUMB