KOSOVË- Mbrëmjen e kësaj të marte një protestë është zhvilluar pranë Kuvendit të Kosovës ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kërkuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Protestuesit janë vendosur në sheshin 'Skënderbeu' pranë hyrjes së Kuvendit, duke kërkuar që deputetët ta kalojnë projektligjin në lexim të dytë.
Ndërkohë, policia ka përforcuar praninë në zonën përreth Kuvendit, duke shtuar masat e sigurisë për menaxhimin e situatës.
Gjatë protestës janë regjistruar edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në përpjekje për të shpërndarë turmën efektivët kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës.
Tubimi vijon pranë godinës së Kuvendit, ndërsa kërkesa e protestuesve mbetet miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara./ZËRI